“Kur mund ta sulmojë Rusia NATO-n? Raporti i shërbimit sekret gjerman: Ja çfarë tregon rritja e prodhimit të armëve, cilat vende rrezikohen

16/03/2024 19:01

Një raport i inteligjencës gjermane ka bërë të ditur se Rusia po përgatitet për një konflikt të gjerë me Perëndimin.

Sipas tyre kjo është një deklaratë që vjen pasi kanë vërejtur tek Rusia riorganizim të ushtrisë së saj, lëvizje të trupave dhe vendosje e raketave në pjesën perëndimore të vendit.

Business Insider shkruan se sipas informacioneve të tyre, analiza e shërbimeve të inteligjencës po qarkullon aktualisht në qeverinë gjermane.

Ndër të tjera sipas tyre po vërehet një intensifikimi i ndjeshëm i prodhimit të armëve ruse, i cili mund të çojë në dyfishimin e fuqisë ushtarake të Rusisë në pesë vitet e ardhshme krahasuar me sot, veçanërisht në armët konvencionale.

Ky projeksion ka çuar në përfundimin se një sulm në të paktën një pjesë të territorit të NATO-s, si vendet baltike apo Finlanda, nuk mund të “përjashtohet më” duke filluar nga viti 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA