Vlorë/ Gjendet i mbytur një person në “Kepin e Gjuhëzës”, ja detajet nga vendngjarja (Video)

15/03/2024 17:04

Një person është gjetur i pajetë në vendin e tuajtur “Kepi i Gjuhëzës” në Karaburun të Vlorës.

Mësohet se kanë qenë peshkatarët që kanë gjetur në det trupin e pajetë dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, por deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia po vijon punën për identifikimin e viktimës që dyshohet të jetë mbytur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA