Rreth 120 të burgosur që vuajnë dënimin në “IEVP Kosovë”, në Lushnje, me anë të një peticioni kërkojnë miratimin e amnistisë.
Në një peticion të firmosur nga të gjithë të burgosurit ata kërkojnë që të ketë një konsensus midis opozitës dhe mazhorancës për miratimin e kësaj amnistie.
“Nëse kjo amnisti do të bëhej 2 vjet e përgjithshme do të ishte një bonsense për të gjithë të dënuarit sepse shumica nga ne lirohen dhe përfitojmë lirinë që për ne është shumë e shenjtë. Kemi që në muajin Dhjetor që presim miratimin dhe ka mbi 3 vite që nuk është bërë një amnisti dinjitoze, shkruajnë në këtë peticion të burgosurit”, shkruhet në këtë peticion.
Bashkëlidhur me këtë peticion janë edhe firmat e 120 të burgosurve që vuajnë dënimin në këtë IEVP Kosovë.
Top Channel