Pallati Mbretëror ‘zien’ nga thashethemet për tradhtinë e William, kush është gruaja që dyshohet se ka raport me Princin

15/03/2024 15:34

Pallati mbretëror ka reaguar me indinjatë pas thashethemeve që janë përhapur sërish në rrjet gjatë ditëve të fundit, se Princi William ka një lidhje të fshehtë me Rose Hanbury.

Një monolog në Late Show With Stephen Colbert të martën në mbrëmje lidhur me këto thashetheme u bë viral, ndërsa solli edhe reagime nga oborri.

“Mbretëria ka qenë në luhatje për zhdukjen e Kate Middleton. Tani, inteligjentët e internetit po hamendësojnë se mungesa e Kate mund të lidhet me bashkëshortin e saj dhe mbretin e ardhshëm të Anglisë, William”, ishte batuta e bërë.

Një ish-këshilltar i oborrit mbretëror tha për Daily Beast se komentet e komedianit mbi këtë temë ishin “të bezdisshme dhe të padobishme për pallatin”.

Dikur, Kate dhe Rose ishin mikesha, sikurse e tregojnë edhe këto foto nga një mbrëmje gala në vitin 2017.

Lajmet në tabloidët rozë për William dhe Rose nisën që në vitin 2019. Rose është një ish-modele dhe mbesa e një prej shoqërueseve të mbretëreshës Elizabeth, ajo është e martuar me regjisorin David Rocksavage, rreth dy dekada më i madh se ajo dhe janë prindër të tri fëmijëve. E rezervuar për jetën e saj, besohet se Rose qëndron pas Houghton Hall, llogaria në Instagram e familjes, e famshme për kopshtin e saj modern të skulpturave.

Mungesa e unazës së martesës në dorën e Kate, në foton e publikuar për Ditën e Nënës, i dha akoma më shumë zë aludimeve për një divorc të mundshëm.

Mes gjithë aludimeve, fakt është që Kate ka kërkuar privatësi teksa po merr veten nga një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa William po përpiqet të kryejë normalisht detyrat e tij publike në mungesë të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA