Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas në oborrin e banesës pasditen e sotme.

Dyshohet se autorët kanë përdorur katër kallashnikovë, të cilët u gjetën në automjetin e djegur.

Në momentin e atentatit që i mori jetën, në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij. gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se fëmijët e tij ndodhen në Tiranë dhe jetojnë më gjyshërit pas atentatit të fundit që i bënë verën e 2023.

Pas këtij atentati, i cili ishte i treti, Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA