Divorcet e dhunshme të shqiptarëve/ Avokatja tregon rastet: Ja për çfarë përplasen më shumë partnerët

15/03/2024 11:27

Ndërmjetësuesja Drita Agolli ka qenë e futar në “Breaking” ku ka folur për ndërmjetësimin në çiftet që kanë zgjedhur të zgjidhin një martesë.

Sipas saj ndërmjetësimi është një mundësi e mirë për të gjitha çiftet, që shërben jo vetëm në marrëdhënien mes tyre por edhe në qetësinë e fëmijëve. Avdyli tregon se nëse çiftet zgjedhin ndërmjetësimin, është një procedurë që zgjat vetëm 30 ditë, ndërsa nëse një divorc shkon me proces divorci dhe avokat mund të shkojë dhe 7 vite.

Dafina Hysa: Për çfarë e kanë më të vështirë të ndërmjetësohen çiftet që ndahen, për kujdestarinë e fëmijëve apo për ndarjen e pasurisë?

Drita Avdyli: Ata vijnë të acaruar për gjithçka. Por janë ndërmjetësit të mirë trajnuar sepse i kemi specializuar për të çuar palët drejt zgjidhjeve. Nëse një divorc shkon me proces divorc dhe me avokat gati në shtatë vite, në ndërmjetësim kjo arrihet brenda 30 ditëve dhe vetëm me një seancë duke miratuar marrëveshjen e ndërmjetësimit.

Dafina Hysa: Një numër kërkesash për zgjidhje martese vijnë edhe për shkak të dhunës qoftë fizike qoftë dhe psikologjike, sa e mundur është të zgjidhet me ndërmjetësim një rast i tillë?

Drita Avdyli: Aty ku ka dhunë nuk ka ndërmjetësim sepse është thyer gjuha e komunikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA