Urdhër-arresti ndaj Bruno Çobos, i riu kërkoi vetë të kthehej nga Dubai, gazetari: Ja letra që i dërgoi Interpol-it, kishte vetëm një kërkesë

14/03/2024 17:49

Ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara i Bruno Çobo, ishte një temë që u diskutua gjatë në media… Kjo është hera e parë që një person i shpallur në kërkim nga policia, kërkon vetë që të kthehet nga Dubai në Shqipëri.

Kjo temë u diskutua sot edhe në studion e “Shqipëria Live”, ku gazetari Trashëgim Sokolaj u shpreh se ka qenë vetë ai që përmes avokatit të tij, i ka dërguar një letër Interpol, duke kërkuar që të kthehet vetë, por deri në momentin e mbërritjes në Shqipëri, t’i pezullohej urdhër-arresti.

“Pas mbërritjes së tij në aeroport, policia e ka dorëzuar përmes procedurave për ekzekutimin e masës së sigurisë, për akuzat e mashtrimit, pastrim parash dhe krimit kibernetik.

Në seancën e sotme, i ka dhënë mundësinë që të deklarohet. Ai ka treguar se ka ardhur vetë nga Dubai në Shqipëri, dhe i ka kërkuar vetë Interpolit përmes avokatit, përmes një letra ku kërkon transferimin në Shqipëri, por deri në momentin e mbërritjes, t’i pezullohet urdhër-arresti.

Kjo letër vlen në aspektin formal, por jo juridik sepse sa kohë që kishte një masë arresti për të në kuadër të një grupi kriminal, është vetëm gjykata dhe prokuroria që mund ta shfuqizojnë atë masë”, u shpreh gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA