Dhjetëra mijëra pasagjerë janë prekur nga greva e sotme (e enjte 14/3) e stafit të sigurisë në aeroportet e Berlinit, Hamburgut, Shtutgartit, Karlsruhe/Baden-Baden dhe Këln/Bonn.
Një situatë e ngjashme pritet të jetë edhe nesër në aeroportet e Hanoverit, Dortmundit, Dresdenit, Leipzig-ut dhe atë të Karlsruhe/Baden-Baden.
Sipas Shoqatës së Aeroporteve Gjermane (ADV), gjithsej më shumë se 580 fluturime do të anulohen sot, duke prekur të paktën 90,000 udhëtarë. Në aeroportet e Berlinit, Shtutgartit dhe Hamburgut u njoftua paraprakisht se nuk do të kishte nisje sot.
Sindikata Ver.di, e cila përfaqëson 25,000 punonjës të kompanisë privatë të sigurisë së aeroportit, po kërkon një rritje page prej 2.80 €/orë gjatë 12 muajve dhe ndryshime në pagën jashtë orarit. Deri më tani pesë raunde negociatash janë përfunduar pa rezultat dhe raundi tjetër është caktuar për 20 mars.
Top Channel