Policia e Bolonjës ka ekzekutuar 44 masa arresti ndaj një grupi kriminal të akuzuar për shitje droge në qendrën historike të qytetit.

Organizata, sipas hetimeve, shiste qindra doza kokaine dhe heroine çdo ditë. Gjithashtu u konfirmua një sulm i dhunshëm nga një grup tunizianësh kundër një bashkatdhetari për ta shtyrë atë të merrej në emër të grupit.

Masat e ekzekutuar janë edhe ndaj shtetasve italianë, shqiptarë dhe pakistanezë të cilët blinin sasi të mëdha droge. Sipas hetimeve, janë konfirmuar blerja prej tyre mbi 5000 furnizime kokaine dhe 1500 furnizime heroine.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 3 kilogramë kokainë, 1 kilogram heroinë, 6 kilogramë hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash. Sakaq, 36 persona janë arrestuar në flagrancë. Mediat italiane bëjnë me dije se mbi 400 oficerë policie morën pjesë në operacion, duke përfshirë hetues nga skuadrat e lëvizshme dhe ekuipazhet nga departamentet e parandalimit të krimit, kontingjente nga departamenti i lëvizshëm, njësitë e qenve kundër drogës, departamenti i fluturimit dhe personeli i policisë mjeko-ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA