Aksident i rëndë në Përmet, 22-vjeçari humb kontrollin e mjetit, bie nga ura

14/03/2024 20:18

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Përmetit, ku një 22-vjeçar ka rënë nga ura në hyrje të Njësisë Administrative Piskovë, teksa drejtonte një motoçikletë.

Gazetarja Kristina Fidhi bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Këlcyrë-Përmet.

Mësohet se 22-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash. Mësohet se i riu është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA