I mbushur si kurrë më parë Elbasani sot është mikpritësi i mijëra e mijëra vizitorëve nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe jo vetëm.
Të apasionuar pas traditës qytetarët kanë zgjedhur qytetin e luleve për t’ju falur natyrës dhe bujarisë së saj dhe për të përcjellë urimet e një vere të mbarë.
Pas një natë të jashtëzakonshme ku mijëra njerëz e pritën zgjuar ditën e verës duke festuar deri në orët e pata të mëngjesit, kanë qenë fëmijët ata që startuan aktivitetet e 14 marsit.
Ka tërhequr vëmendjen panairi i zejeve, festivali i ballokumes, por mbi të gjitha mikpritja me zemrën plot e elbasanasve.
Orët e drekës zbrazin rrugët sepse vendasit organizohen në pikët në natyrë ndërsa miqtë në restorantet e qytetit të cilat edhe këtë vit janë të gjitha të prenotuara.
Top Channel