Aksident në Shijak/ Shoferi humbet kontrollin, makina përfundon në lumë
					 14/03/2024 18:39					
				
				 
								
			Një aksident ndodhi këtë mbrëmje në Shijak, ku shoferi i një automjeti humbi kontrollin dhe ra në lumë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në lagjen “Prizreni”. Shtetasi me iniciale E.Sh., që drejtonte mjetin doli nga rruga, duke përfunduar në lumë.
Nuk dihet shkaku se përse shoferi humbi kontrollin, ndërkohë që u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel