Vrasja e të riut në Fier/ Si nisi sherri për thikën dhe vijoi edhe në rrjetet sociale, viktima shkoi të sqarohej, autori: Nuk doja ta godisja, por…

12/03/2024 10:56

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 19-vjeçari Grei Bihuci mbeti i vrarë me thikë pas një përplasje me Florjan Mukën.

Zanafilla e sherrit ka qenë një thikë që autori Muka ua kishte dhënë shokëve të viktimës dy muaj më parë. I riu nuk e kishte marrë kurrë mjetin e ftohtë pas megjithëse kishte kërkuar që ti kthehej. Pas një sherri, Florjan Muka arriti më në fund ta merrte nga ata.

Kjo përplasje mes të rinjve është pasuar nga një tjetër sherr në rrjetet sociale, i cili ka degraduar deri në komente fyese. Të rinjtë u takuan ditën e djeshme në Fier për t’u sqaruar dhe mbyllur debatin, megjithatë situata ka përshkallëzuar në përleshje fizike ku është përdorur edhe thika. Nga përleshja ka mbetur i plagosur Grei Bihuci së bashku me 20-vjeçarin Olti Serjanaj, i cili ndërhyri për ta shpëtuar. Bihuci nuk mundi t’iu mbijetonte dot plagëve të rënda duke humbur jetën në spitalin e Fierit, ndërkaq Olti Serjanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Florjan Mukës dhe të riut tjetër, shtetasit me inicialet K. M., 17 vjeç, i cili e shoqëroi në konfliktin e djeshëm. Të rinjtë u dërguan në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Në dëshminë dhënë para autoriteteve, Muka tha se: “Nuk doja ta vrisja, por thjesht u bë rrëmujë dhe nuk mora vesh çfarë bëra.”

Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA