Vrasja e Grei Bihucit/ Policia arreston një person të dytë, qëlloi me thikë studentin së bashku me 18-vjeçarin

12/03/2024 10:47

Një tjetër person është arrestuar pas vrasjes me thikë të Grei Bihuci një ditë më parë në qendër të Fierit.

19-vjeçari u qëllua me thikë nga Florjan Muka 18 vjeç dhe Klajdi Muka, 17 vjeç në qendër të Fierit, të cilët janë kushërinj të parë.

Mbi ta rëndon vepra penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Shoku i viktimës Olti Serjanaj 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA