Kryetarja e KKIE, Jorida Tabaku, në Takimin Rajonal me temë: “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës” tha se ky plan vendos një theks të caktuar në rritjen e integrimit ekonomik, në tregun rajonal, në përshpejtimin e disa reformave që i kanë munguar vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Dua të ndalem në dy elemente kryesore; Së pari është një luks të cilin nuk duhet ta humbim, plani i ri i rritjes dhe fondet për të financuar reforma, të cilat fatkeqësisht nuk kanë ndodhur deri tani. Plani i ri i rritjes vendos një theks të caktuar në rritjen e integrimit ekonomik, në tregun rajonal, në përshpejtimin e disa reformave që i kanë munguar vendeve të BP. Kjo shoqërohet më një rritje të asistencës financiare.
Plani i rritjes prej 6 mld eurosh, është një mundësi e cila unë shpresoj që qeveritë e vendeve të BP ta materializojnë duke ndërtuar edhe planet e reformave ekonomike. Monitorimi në procesin e integrimit në institucionet e pavarura, detyrimet që lindin nga raportet e vendeve të BE dhe progres raportit, detyron një bashkëpunim mes qeverisë dhe parlamentit. Ligji ri për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, i ka dhënë më shumë funksione parlamentit nga pikëpamja e monitorimit që nuk i merr dot qeveria , që i takojnë institucionit të parlamentit që duhet të kryhen përmes Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe Komisionit të Çështjeve Europiane. Qeveria ka rolin e saj dhe parlamenti të tijin, për këtë arsye ne duhet të sigurojmë ndarjen e funksionit dhe kontrollit”, tha Tabaku.
Deputetja thekson se është e pafalshme që në Parlamentin shqiptar të votohen ligje që janë të atakueshme apo që nuk kanë gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile.
“Është e pafalshme që në parlament kalojnë ligji të atakueshme, është e pafalshme që në këtë proces ku jemi të miratohen ligji që nuk kanë gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile. Është e pafalshme që në një moment ku duhet ta bëjmë procesi i integrimit prioritet të fokusohemi në interesa të tjera që shkojnë në të kundërt të procesit të integrimi”, tha Tabaku.
Pjesë e takimit ishte edhe Toni Gogu, Zëvendëskryetar i KKIE, Reinout Vos, Ambasador i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Republikën e Shqipërisë; Sanela Skrijelj, Deputete e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut; znj. Elvira Kovacs, Kryetare e Komisionit për Integrim Europian, Kuvendi i Republikës së Serbisë, Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit dhe Koordinatore Kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale; Gledis Gjipali, Koordinator i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Shqipëri Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri; Bojana Selakovic, Koordinatore e Konventës Kombëtare për BE-në, Serbi; Mileva Gjurovska, Koordinatore e Konventës Kombëtare për BE-në, Maqedonia e Veriut Presidente, Lëvizja Europiane në Maqedoninë e Veriut.
Top Channel