Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka ritheksuar se nuk ka pasur negociata të fshehta mes mazhorancës dhe Rithemelimit dhe se komisionet hetimore do të bëhen sipas Kushtetutës

E pyetur mbi rolin e ndërkombëtarëve, Spiropali tha për medie se ata janë partnerët tanë dhe “në bashkëpunim me institucionet e kuvendit kanë thënë atë që themi ne nuk mund ti vësh zjarrin Kuvendit”. Sipas Spiropalit, nuk mund t’i ushtrojmë presion faktorit ndërkombëtar për këtë çështje.

‘Nuk kanë munguar thirrjet tona të ulemi në tryezë. Ngritja e komisioneve hetimore është një e drejtë. Një instrument që u jep atyre mundësinë për të rritur kontrollin. Ri kërkesa e tyre dhe shqyrtimi i kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore ka qenë në tryezë gjithë kohës.

Sa i takon marrëdhënieve tona me opozitën, fitore apo humbje skemi nevojë të bërtasim. Fitoret tona i përcakton vota. Nuk ka patur mes nesh negociata të fshehta, janë institucionet e Kuvendit ato që duhet të jenë ura politike. Ne nuk jemi armiq. Më vjen mirë që opozita ka arritur këtë pjekuri politike.

Greva e urisë para kryeministrisë nuk na çoi askund, as bojkoti i zgjedhjeve as djegia e mandateve. As tymi as molotovi asgjë nga këta nuk e rrit besimin e te një forcë politike. Ambasadorët janë këtu për të ruajtur interesat e vendit të tyre dhe miqësitë e vendit të tyre me Shqipërinë.

Partnerët tanë në bashkëpunim me institucionet e kuvendit kanë thënë atë që themi ne nuk mund ti vësh zjarrin Kuvendit. Nuk mund të ketë presion ndërkombëtarësh, do të diskutojmë për ligje që kanë nevojë për shumicë të cilësuar, punë krejt normale e kuvendit, që duhet t’i bëjmë”- tha Spiropali.

E pyetur për “shkarkimin” defakto të Alibeajt pas paktit PS-Rithemelimi, Spiropali me tone sarkastike përgjigjet: “Kur nuk vjen Lulzim Basha s’ka se si të vijë Alibeaj, nuk dua të hyj në mënyrën e funksionimit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA