“Jemi të shokuar”, Grei Bihuci u vra me thikë, menaxheri: Djali më i mirë! Ishte në momentin dhe vendin e gabuar

12/03/2024 12:19

Vrasja e Grei Bihucit në Fier ka tronditur të gjithë.

Ditën e sotme, miq e kolegë kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes, ku shprehin mes lotëve dhimbjen që po ndjejnë për këtë humbje.

Një ndër ta ka qenë dhe një kolegët e Greit, i cili punonte si kamerier në një lokal. Një koleg u shpreh i shokuar dhe i bën thirrje të rinjve “ të qëndrojnë me këmbë në tokë që të mos përfundojnë si Grei”.

“Kjo që ka ndodhur na ka shokuar të gjithëve si pjesë e stafit ku Grei punonte. Ishte një djalë i përkushtuar, një djalë i dashur, thirrje që dua të bëj përtej ngushëllimeve është që rinia e sotme të mundohet, të qëndrojë sa më shumë me këmbë në tokë që të mos përfundojnë si ai. I shpreh ngushëllimet e mia familjes, fjalë të tjera nuk di çfarë të them, jemi të shokuar”, shprehet një koleg i Greit.

Ndërsa menaxheri i tij shprehet se Grei ka qenë një “nga djemtë më të mirë të stafit, nuk kishte sjellje problematike dhe nuk kishin parë asnjë gjë të keqe që mund ta çonte në këtë përfundim”

“Ishte një nga djemtë më të mirë që kishin në staf, na vjen vërtet keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar sepse nuk ishte djalë që mund të ishte negativ apo të sillte probleme si në punë apo dhe në familje, nuk kemi parë asnjë sjelle të keqe që mund ta çonte në këtë përfundim që Grei pati, më shumë nuk kemi se çfarë të themi”, tha menaxheri i Greit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA