Një 74 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm në lagjen “Kastrioti” në Fier.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të moshuarit.

“Rreth orës 10:50 në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi H. M., 74 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit“- thuhet në njoftimin e Policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA