Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 35-vjeçari.   

Sekuestrohen bizhuteritë e vjedhura.

Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte vjedhur në një argjendari në lagjen nr. 11 Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Shkëlzen Elmazi, 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA