Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika pas vendimit të Gjykatës së Lartë foli për mediat, ku tha se shpreson drejtësi nga SPAK.
“E vërteta gjithmonë fiton”, tha ajo, teksa shtoi se Prokuroria e Posaçme është krijuar për të hetuar më të fuqishmit.
“E vërteta gjithmonë fiton, të gjithë zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe nga më i vogli spak është krijuar për të të hetuar më të fuqishmit, besoj të vazhdojë, këtë kemi pritur”, tha ajo.
Këtë të martë, Gjykata e Lartë vendosi që çështja e “21 janarit” t’i kalojë prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pas kërkesës ë familjarëve të Aleks Nikës, një qytetarëve që mbetën të vdekur gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011 para Kryeministrisë.
Seanca cila nisi në orën 13:00 u përfshi nga debate mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, ku ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese të rrëzonte rekursin.
Top Channel