Një makinë e djegur, që dyshohet se i përket autorëve të plagosjes së studentit të Akademisë së Policisë dhe kunatit të tij, u gjet pranë vendngjarjes në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
Automjet tip “Renault”, u gjet nga policia që po kontrollon zonën për kapjen e autorëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali, ku u qëllua 30-vjeçari Gjon Nika, dhe kunati i tij, 28-vjeçari Gjergj Ndërshtiqaj, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy u dërguan me urgjencë drejt spitalit.
Ende nuk dihet shkaku i këtij atentati me armë zjarri, por autorët kanë qëlluar me breshëri ndaj dy të plagosurve.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s e specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Top Channel