Përfundon seanca për Ruben Saraivën, Mbrojtja kërkon lehtësimin e masës së sigurisë: Ti lëmë kohë kohës, në datën 20 japim shpjegimet tona

11/03/2024 11:08

Përfundon seanca për Ruben Saraivën, i dyshuar si ekzekutor i Ardian Nikulajt prillin e vitit të kaluar.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se mbrojtja e Saraivës ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë me argumentin se çështja është ende nën hetim dhe se sot është njohur me fashikullin hetimor.

Sipas avokatit mbrojtës, Kujtim Cakrani nuk ka prova të mjaftueshme për përfshirjen e Saraivës në ngjarjen e ndodhur më 19 prill ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj dhe portugezi dyshohet si ekzekutor i tij. Cakrani theksoi se sot është njohur me fashikullin hetimor dhe sipas tij provat nuk janë të mjaftueshme.

Në këtë seancë nuk u vendos për masën e sigurisë. Seanca e radhës do jetë sërish më datën 20 ku do të jepet dhe vendimi për Ruben Saraivën.

“Ne u njohëm njohëm me aktet e Prokurorisë, që ishte goxha fashikull dhe kemi caktuar datën 20 për të dhënë shpjegimet tona mbi masën e sigurisë. Ne si përfaqësues ligjor kërkojmë lehtësimin e masës së sigurisë në një tjetër masë më të butë, sepse ai është ende person nën hetim dhe si i tillë nuk e ka marrë akoma statusin e të pandehurit apo të dënuarit. Në këto kushte jemi akoma në fazën hetimore ku prokuroria mendon se është ky personi që ka kryer vrasjen rreth një vit më parë në Shëngjin. Jemi në fazën hetimore dhe ne do të njihemi me aktet që i morën sot. Sot prokuroria ka sjellë fashikullin meqënse ajo mendon se ka administruar deri më sot. Ne nuk e dimë se çfarë prokuroria pretendon sepse nuk e kemi lexuar thjesht e kemi administruar. Më datën 20 do ta dimë përfundimisht nëse do të ketë një masë sigurie arrest me burg, apo një masë më të butë sikurse ne kemi kërkuar”– tha mbrojtja.

Vlen të theksohet se, në seancën e së enjtes Saraiva ka kërkuar në Gjykatën e Lezhës pafajësinë nga shteti shqiptar.

Saraiva ka kërkuar në seancën e së enjtes pafajësinë, ndërkohë që Policia ka nxjerrë prova pranë Prokurorisë së ai është i implikuar mbi këtë çështje. Foli gjë ai në gjykatë?

Mbrojtja e Saraivës: Hetimet i bën prokuroria jo policia. Nuk e di se nga Policia i ka gjetur këto prova të cilat ua paskërka vendosur në disponim ju gazetarëve dhe jo ne avokatëve. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me personat nën hetim apo të dyshuar për një vepër penale. Duhet t’u japim kohë. T’i lëmë kohë kohës, ti lëmë kohë organit të procedurës dhe hetimeve. Kur të merret vendimi i formës së prerë le ta quajmë fajtor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA