25/12 13:38
Muaji i shenjtë i Ramazanit startoi sot me agjërimin e besimtarëve mysliman kudo që janë në Botë. Por jo të gjithë janë në kushtet optimale për të sakrifikuar nga ato gjëra që ky muaj i kufizon.
Në xhaminë Dine Hoxha në rrugën e Kavajës ishte një djalë i verbër i quajtur Erjon, cili nga qyteti i Cërrikut kishte mbërritur në kryeqytet për të kryer faljen e tij të drekës në prag të muajit të Ramazanit.
Po si është për një njeri që edhe jetën e përditshme të çdo jave dhe muaji e ka me kufizime, të sakrifikojë edhe më shumë për të agjëruar në Ramazan?
Prej më se dy vitesh e gjysmë Erjoni është pjesë e Islamit dhe i kryen të gjitha detyrimet, duke falur edhe Namaz në të 5 kohët e tij.
Top Channel