24/11 09:50
Këngëtarja Ariana Grande mori vëmendjen në tapetin e kuq të “Oscars” me fustanin pompoz ngjyrë rozë.
30-vjeçarja mbante veshur një fustan me dy pjesë nga Giambattista, që i vë në pah linjat trupore. Paraqitjen e plotësoi me varëse dhe vathë të mëdhenj e plot shkëlqim, po në rozë. Më herët, përmes një story në “Instagram”, artistja tregoi se kishte ngecur në trafik, por ia doloi të arrijë në kohë.
Këngëtarja, që dy ditë më parë publikoi albumin Eternal Sunshine do të prezantojë një çmim këtë mbrëmje në edicionin e 96-të të Oscars.
Top Channel