Shtyhet seanca për të dënuarin me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj, i cili që prej 15 dhjetorit të vitit të shkuar po vuan dënimin për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër në regjimin e posaçëm ’41 Bis’.
Prej vitesh, Mjacaj vuante dënimin në burgun e Peqinit, por ministri i Drejtësisë Ulsi Manja urdhëroi futjen e tij në 41 Bis, pasi centonte sigurinë në burgun e Peqinit. Vet Mjacaj e kundërshtoi vendimin për vuajtjen e dënimit në regjimin e ashpër.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca e sotme gjyqësore pasi mungonte mbrojtja.
Regjimi i posaçëm ’41 biss u aplikua për herë të parë në Shqipëri në vitin 2020. Deri më tani, janë 15 njerëz të botës së krimit që e kanë provuar regjimin 41 bis në qeli izolimi të ngritura në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe tek 313-a në Tiranë. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, anëtarë të bandave kriminale janë vendosur në regjimin e posaçëm, në të cilin rregullat ndryshojnë nga një qeli e zakonshme.
Top Channel