“Hileja” me paratë e BE-së? Kushte jo të lehta për Ballkanin për të siguruar paratë

11/03/2024 14:21

Mbrëmjen e sotme, në dy komisione të Parlamentit Europian pritet të miratohet raporti për pozicionin e këtij institucioni të bllokut lidhur me planin për zhvillim dhe reforma për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – një paketë prej gjithsej 6 miliardë eurosh kushtuar vendeve të rajonit.

Votimi është procedurial, dhe lejon zyrtarizimin e vendimit të BE-së. Që ai të bëhet formal, hapi i fundit është që për këtë vendim, të propozuar fillimisht nga Komisioni Europian, të pajtohen në negociata të përbashkëta.

Këshilli i BE-së që përfaqëson 27 vendet anëtare dhe Parlamenti Europian, shpjegon REL. Paketa e konsideruar, një ndër më ambicjozet që Brukseli ka planifikuar për vendet e rajonit, të cilat synojnë anëtarësimin në BE, vjen krahas fondeve të vendosura tashmë në dispozicion në kuadër të programeve të para-anëtarësimit, e që njihen ndryshe si IPA.

Me këtë plan, BE-ja synon të stimulojë rritjen ekonomike në gjashtë vendet e rajonit, paralelisht të ndihmojë procesin e reformave dhe, në këtë mënyrë, të ndihmohen ata për tu bërë gati sa më shpejt për t’u anëtarësuar në BE. Plani parashikon ndarjen e 2 miliardë eurove në formën e parave pa kthim, dhe 4 miliardë të tjera që vijnë si kredi të favorshme.

Megjithatë, kriteret që dihen përmbushur për të përfituar nga kjo paketë e asistencës financiare, nuk janë dhe aq të lehta. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrjen e hapave të domosdoshëm për të siguruar se mjetet nuk do të keqpërdoren. Në propozimet e të treja institucioneve të BE-së,  përmendet kushti për kontrolle financiare dhe auditime të pavarura.

Po kështu, nenvizohet se pagesat për projekte të vendeve të rajonit, do të jenë të kushtëzuara me kritere strikte që kanë të bëjnë me reforma. Para se të bëhet pagesa, Komisioni Europian duhet të raportojë se janë përmbushur kushtet dhe vendimin duhet ta miratojë Këshilli. Në rast se konstatohet se ndonjë vend nuk i përmbush më kriteret, atëherë pagesat pezullohen. Vec kushteve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, do të ketë edhe kritere politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA