E rëndë në Fier! Sherri mes disa personash degradon në përleshje me thika, ndërron jetë 19-vjeçari

11/03/2024 11:48

Një sherr ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit.

Dy persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur tjetrin.

Një 19-vjeçar ka ndërruar jetë, por ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë në sherr.

Dyshohet se ai u qëllua me thikë nga një 18 vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA