Digjet automjeti në aksin rrugor Rrapsh-Hot, shpëton mrekullisht shoferi

11/03/2024 16:08
Foto ilustruese

Një mjet ka marrë flakë në aksin rrugor Rrapsh-Hot, teksa ka arritur të shpëtojë shoferi me iniciale A. P.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:05. Sipas policisë dyshohet se shkak i flakëve ka qenë një shkëndije elektrike.

Flakët kanë djegur mjetin dhe ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.

Top Channel