Detaje nga vrasja në Fier/ Zënka banale mes të rinjve nisi në rrjete sociale

11/03/2024 12:02

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të hënë në qendër të Fierit, ku një 19-vjeçar mbeti i vrarë me thikë pas një sherri banal me një tjetër.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale.

Policia ka arritur të ndalojë autorin e vrasjes me thikë të të riut.

19-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në spital.

Top Channel