Vendet europiane thuajse i kanë dyshifuar importet e armëve ne periudhat e viteve 2014-2018 dhe 2019-2023; Shtetet e Bashkuara dhe Franca prijnë nga ana tjetër me eksportet, ndërsa ato ruse janë në rënie.
Raporti i Institutit Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes (SIPRI), i publikuar sot. SHBA-ja, thuhet aty, i ka rritur eksportet e saj me 17 për qind. Rënia e eksporteve të saj bëri që Rusia të ulet në renditje duke u pozicionuar për herë të parë në vend të tretë, ndërsa vendin e dytë e zuri Franca.
Gati 55 për qind e armëve të importuara nga shtetet europiane në periudhën 2019-2023 ishin nga Shtetet e Bashkuara, shifër që është shumë më e lartë krahasuar me 35 për qind sa ishte në periudhën paraprake 2014-2018.
“Më shumë se gjysma e importeve të armëve nga shtetet europiane janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Europa vetë, në një njëjtën kohë, është përgjegjëse për pothuajse një të tretën e eksporteve botërore të armëve, përfshirë volume të mëdha që shkojnë jashtë rajonit, e që reflektojnë aftësinë e fortë të industrisë ushtarake të saj”- tha Dan Smith, SIPRI.
Smith shpjegon se janë një sërë faktorësh që formëzojnë vendimet e shteteve europiane të NATO-s që të importojnë nga SHBA-ja, e ndër to, thelbëso është synimi për të ruajtur raportet transatlantike krahas çështjeve më taktike, ushtarake dhe atyre që lidhen me koston.
“Nëse raportet transatlantike ndryshojnë në vitet në vijim, politikat europiane për blerjen e armëve po ashtu mund të modifikohen”, thotë ai.
“SHBA-ja ka rritur rolin e saj global si furnizues armësh – një aspekt i rëndësishëm i politikës së saj të jashtme – duke eksportuar më shumë armë në më shumë vende sesa ka bërë ndonjëherë në të kaluarën,” thotë institute me seli në Stokholm. Ndërkohë Franca, pjesën më të madhe të armëve rezulton t`i ketë shitur në Azi dhe Oqeani (42 për qind), pasuar nga vendet e Lindjes së Mesme.
Top Channel