Ritvan Llanaj nga fshati Cakran ne Fier prej 15 vitesh merret me bletë.
“E nisa këtë punë me 4 koshere që i bleva te një bletërritës tregon Ritvani dhe vit pas viti e kam shtuar numrin e tyre dhe sot kam arritur në 150 koshere nga të cilat përfitoj rreth 750 kg mjaltë në sezon nëse kushtet atmosferike janë në favorin tonë”- tha bletërritësi.
Edhe pse prej 5 vitesh është përfitues i subvencioneve për bletarinë Ritvani kërkon më tepër përkrahje nga shteti për bletërritesit shqiptarë pasi shuma prej 1000 lekë për koshere është e pamjaftueshme. Ndërkohë që në vendet fqinje bletërritësit marrin 20 euro për koshere.
“Ky sektor përballet me një sërë problematikash si; konkurrenca e pandershme në treg nga mjalti industrial si edhe mungesa e një laboratori për certifikimin e mjaltit gjë që pengon në eksportimin e tij në vendet e BE- së”– tha Llanaj.
Ndërsa i bën apel institucioneve që të kthejnë vëmendjen e plotë ndaj bletërritësve dhe shqetësimeve që ata kanë përmend problem spërkatjen me pesticide e cila dëmton bletët. Kjo pasi bletërritësit nuk njoftohen nga ana e institucioneve dhe fermerëve lidhur me dezinfektimet dhe si pasoj bletët pësojnë dëmtime të konsiderueshme.
Top Channel