Gjykata e Durrësit caktoi masën arrest në burg për Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha, të akuzuar nga prokuroria për armëmbajtje pa leje dhe prodhim armësh e municionesh.
Dy ditë më parë dy të rinjtë u arrestuan në Durrës, pasi u zbulua se mbanin një sasi armatimi të fshehtë dhe dyshohet se ua shisnin grupeve kriminale.
Gjatë operacionit policor të koduar “Hills” u arrestuan duke shitur armë zjarri në fshatin Shkallnur, 20-vjeçari Hekuran Troplini dhe 19-vjeçari Emiljano Pasho të dy banues nga ky fshat.
Nga hetimet dyshohet se të dy të rinjtë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.
Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Dy bazat kriminale të zbuluara ditët e fundit në Durrës kanë lidhje me njëra-tjetrën, sipas hetimeve.
Top Channel