Ka mjaftuar një rrebesh shiu që shumë rrugë dhe kryqëzime në qytetin e Durrësit të përmbyten, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Zonat më problematike janë afër stacionit të trenit, te kryqëzimi i stadiumit, në lagjen 18, shëtitorja bregdetare, Plazh e Shkozet.

Ndërkohë, sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, mbrëmjen e vonë të së hënës do të rikthehet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës, që do të nisen rreth orës 23.00.

Natën e kaluar për shkak të detit të trazuar me dallgë 3-4 metra u anulluan lundrimet e trageteve në këtë linjë. Lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese vazhdon të jetë i pezulluar.

Reshje intensive janë parashikuar gjithashtu në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër reshje mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 15 °C; në vendet e ulëta: 11 / 13 °C; në vendet malore: 6 / 10 °C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA