
23/02 21:31
Gjashtë persona, pjesë e një turi skish, kanë humbur prej ditës së djeshme në një zonë malore në Valais të Zvicrës.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre, ndërsa sipas asaj që dihet deri tani është se 6 personat u zhdukën në malin Tête Blanche, që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë.
“Momentalisht kushtet atmosferike janë shumë të këqija, gjë që e vështirëson shumë reagimin e emergjencës”, tha policia, pa bërë të ditur informacione për gjashtë personat e zhdukur.
Top Channel