Podcasti “Flasim” me Ramën/ “Kam menduar të vras veten”, Zamira Kita flet për periudhën e vështirë në jetë: Qaja, ishte një nga goditjet më të mëdha

09/03/2024 10:20

Aktorja e njohur Zamira Kita ka qenë e ftuara e radhës në Podcastin e kryeministrit Rama, “Fasim”.

Aktorja korçare ka treguar se si nisi karriera e saj si aktore dhe sipas saj nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo shprehet se në një moment ka menduar dhe të vrasi veten për shkak të presionit që kishte.

Zamira Kita: Kam bërë një film në ’86, sapo kisha mbaruar shkollën në ’85. Ma quajtën ikje pa leje… me Piro Milkanin filmi i parë, ai më çeli rrugën se mua deri atëherë nuk më merrnin në filma. Goditje e madhe, vuajtje e madhe. Unë në çdo moment goditesha. E morën vesh që bëra filmin. E mbarova filmin “Eja”. U dënova 6 muaj në bujqësi sepse ika nga puna dhe bëra filmin. Çfarë pune nuk kam bërë në bujqësi, kam bërë plitharë, kam qëruar fasule, qepë nga barërat e këqija. Jam kthyer në Teatër sepse ndoshta ju duhesha. Fillova të bëj estradë, krijova emrin tim dhe fillova të krijoj karaktere që ndoshta dhe sot kujtohen. Me aktorë si Aleko Prodani, Arben Dervishi. Fitova eksperiencë nga ta, filluan të më fusin nga pak në komedi, gjithmonë duke më luftuar. Isha gati për të dalë në shfaqje dhe vinin e shikonin shfaqjen e thoshin jo nuk do të jetë kjo. Në prova më hiqnin.

Edi Rama: Si i përjetoje këto? Qaje, i bije murit me kokë?

Zamira KitaQaja. Murit me kokë nuk i kam rënë, por që të vras veten më ka shkuar në mendje. Sidomos në emërimin në fshat, një nga goditjet më të mëdha. Sidomos pastaj në njohjen time me Benin. Kam luftuar shumë që sot unë mundem të vendos se dua të bëj atë që dua. Kemi vuajtur të dy. Pas 14 vitesh jemi martuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA