Kishin përshtatur lokalin për të shitur kanabis në Tepelenë, arrestohen 2 persona! 6 kg kanabis të sekuestruara

09/03/2024 11:40

Dy persona në Tepelenë janë vënë në pranga për shitje kanabisi.

Të arrestuarit janë 35-vjeçari A.Ç i cili siguronte kanabisin me qëllim shitjen dhe 39-vjeçari H.R i cili ishte pronari i lokalit në fshatin Krahas 1 të cilën e kishin përshtatur për këto aktivitete. Gjatë kontrolleve në banesën e 35-vjeçarit A. Ç., u gjet dhe një sasi farash kanabisi që posedoheshin me qëllim shitjen.

Gjatë hetimeve u zbulua se një 39-vjeçar tjetër ishte bashkëpunëtor me të dy autorët, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu janë sekuestruar 6 kg lëndë narkotike cannabis (një pjesë në doza), një sasi farash cannabisi dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA