Iu gjet një armë peshkimi pa leje, arrestohet një 35-vjeçar në Elbasan

09/03/2024 10:29

Një 35-vjeçar është vënë më pranga pasi u kap me një armë peshkimi pa leje.

Gjatë kontrollit në makinë që po drejtonte 35-vjeçari T.B u gjet arma të cilën ai nuk e mbante me lejen e posaçme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet 1 armë që shërben për peshkim, të cilën ky shtetas e mbante pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA