Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës komentoi shkrimin e medias greke për gjyqtaren Irena Gjoka.

Media greke shkruante se Gjoka është dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Ngjela shprehet se shteti shqiptar mund ta hedhë në gjyq median.

“Ne mund të flasim se nga një shkrim i tillë kush përfiton, atëherë shikojmë se përfiton Greqia, pse përfiton Greqia, sepse është në nivel shumë të ulët politik, si mund të mbrosh ti një të arrestuar ordiner që është kapur duke vjedhur votat dhe ti e mbron se e paske agjentin tënd në Himarë, ata e kanë ënërr të vjetër Himarën nuk çajnë kokën për minoritarët, ku ka minoritet, erdhi Saliu dhe i quajti minoritet, e ka të gjithën tek Himara, e nxori Saliu deputet. Gënjeshtër është (arktikulli i publikuar), Shqipëria nuk ka kryeministër, ka kryeministër që nuk kupton në marrëdhëniet politike ndërkombëtare, duhet ta hedhi në gjyq t’i marrë paratë Toenës, e di sa i merr, 20, 30, 40 milionë euro”, tha Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA