Gara me kuaj/ Ekipet nga gjithë vendi garojnë në plazhin e Darzezës: Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një federatë të mirëfilltë

09/03/2024 15:51

Bregdeti i Darëzezës në Fier, është kthyer këtë të shtunë, në një pistë garash me kuaj.

Aktiviteti është zhvilluar për të pestën  herë me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria. Gara e  cila u zhvillua me pjesëmarrjen e 5 ekipeve, të cilët garuan në stil të lirë, në një gjatësi prej 5 km, është ndjekur me mjaft interes nga dhjetëra shikues të ardhur jo vetëm nga Fieri, por edhe zonat përreth. Në këtë garë  shpejtësie fitues u shpall Antonio Gjini i cili u shpreh mes emocionesh se ky sport duhet të marrë më shumë vëmendje në vendin tonë.

Organizatorët pohuan me keqardhje se ky sport me qindra dashamirës në vendin tonë, nuk po merr vëmendjen e duhur.
Ndërkohë e veçanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e një konkurrenti 12-vjeçar Roan Kallbaqi i ekipit durrsak.

“Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një federatë të mirëfilltë, hipodrome dhe ambiente të përshtatshme”,  jam shprehur njëzëri garuesit, “pasi do të tërhiqte jo vetëm pasionantët e hipizmit, por edhe turistë të shumtë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA