Është pjesë e forcave të armatosura, Elona tregon çfarë i kërkoi biznesmeni Italian: Më shumë sesa punë, donte që të…

09/03/2024 09:15

Elona Likaj e cila është pjesë e forcave të armatosura ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka falur për këtë eksperiencë kaq të veçantë.

Ajo ka treguar për fillimet e saj, kur ishte e re dhe punën e parë që nisi pasi mbaroi shkollën. Elona tregon se tek puna që i gjetën murgeshat tek një biznesmen italian, nuk e gjeti veten, sepse ai i kërkonte ta shoqëronte nëpër takime pune, pasi sipas tij prezenca femërore ishte e domosdoshme në një tavolinë. Kjo gjë nuk ishte aspak në stilin e saj dhe biznesmeni e largoi nga puna. Kjo një shtysë më pas për të hyrë në forcat e armatosura shqiptare.

Elona Likaj: Unë kam studiuar për asistencë administrativ në një shkollë që e ofronte komuniteti, që nuk kishte pse ta paguaje, ishte falas. Kësaj shkolle nuk i jepte askush nuk rëndësi. Ne ishim 10 veta në klasë dhe 10 mësues na mësonin neve, na jepnin përparësi të 10-të nxënësve. Ky vendi ku studioja unë drejtoheshe nga mësuese murgesha ishin italiane, duke bërë shumë për komunitetin, ato njihnin shumë njerëz. Vjen biznesmen i huaj italian dhe i thonë që kam një vajzë që di gjuhë të huaj dhe di të përdorë pajisje elektronike, bëhet fjalë për 2004. I thotë ma sill, vajta aty, më morën një javë në prove dhe kam fituar. Në fillim fare ishte shumë mirë, nuk kishte asnjë problem për punën. Filluan konfliktet në momentin që këta persona kërkonin më shumë sesa puna. Këta kishin drekat dhe darkat e punës që kërkonin prezencën femërore dhe veshjet për statusin tim ishin shumë të ekzagjeruar.  Në një tavolinë pune, biznesmeni mendonte që prania e një femre i jep gjithmonë harmoni vendit, ndërkohë që ai thjesht të promovonte për pamjen. Kjo nuk më pëlqente dhe nuk pranoja të vija, nuk isha për të bërë modelen aty. Nuk i interesonte askujt se ti punojë 12 orë dhe se bëje pagat në mënyrë manuale me dorë, ne bënim  me dorë orët e punës për 1500 veta. Më nxorën, më hoqën nga puna me pretekstin që nuk i përshtatet dot ambientit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA