Abuzonte me thjeshtrën në Greqi, ish-konkurrentja e “Për’puthen”: Kam frikë të martohem se kam vajzë

09/03/2024 09:53

Në studion e “Shqipëria Live” në një lidhje me Skype ka qenë ish-konkurrentja e “Për’puthen” Stela e cila u bë pjesë e diskutimit mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në Greqi, ku një 36-vjeçar shqiptar abuzonte seksualisht me vajzën e partneres së tij Greke.

Sipas dëshmisë që 25-vjeçarja dha në autoritetet greke, shqiptari kishte filluar të abuzonte me të që kur ishte 14 vjeç dhe nëna e saj nuk e dinte. Sipas vajzës, nuk i kishte treguar sepse nuk donte që ta mërziste.

Stela shprehet se dhe ajo është një nënë beqare e një vajze dhe ka frikë të gjejë një partner për shkak të vajzës së saj.

Erjona Rusi: A druhesh për të patur një partner edhe pikërisht për shkak se ke vajzën në shtëpi?

Stela: Të jem e sinqertë e kam shumë frikë dhe e mendoj shpesh.  Edhe pse dua të mendoj mirë, që nuk do ndodhë kjo gjë, nuk ka pse, e kam këtë frikë me thënë të drejtën.

Stela është shprehur gjithashtu se: Nëse ne do jemi të lumtur edhe fëmijët tanë do jenë të lumtur Nëse ne do i kushtojmë vëmendje dhe çdo gjëje do i japim rëndësi, mendoj që çdo gjë do shkojë mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA