24/11 22:56
Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen nga qeverisja baritore e Dioqezës së Lowicz Poloni të paraqitur nga Imzot Andrzej Franciszek Dziuba.
Në një shënim, Nunciatura Apostolike në Poloni shkruan se “janë evidentuar vështirësi në menaxhimin e Dioqezës dhe, në veçanti, neglizhencë në menaxhimin e rasteve të krimeve seksuale të kryera nga disa anëtarë të klerit ndaj të miturve”. Është konfirmuar nga procedurat e zhvilluara nga Selia e Shenjtë mbi bazën e dokumentit pontifikal V os estis lux mundi ”, sipas medias italiane.
Njëmbëdhjetë peshkopë janë të sanksionuar, ndërsa për dy peshkopë të tjerë polakë, hetimi është ende në vazhdim në lidhje me abuzimet që kanë ndodhur në kisha.
Top Channel