Negociatat për rikthimin e Kuvendit në normalitet, zbardhet takimi i Nikollës me Çuçin dhe Bardhin. Dy kërkesat e Rithemelimit që PS është gati t’i pranojë

08/03/2024 18:50

Pas lajmit të një dite më parë për nisjen e negociatave mes maxhoracës dhe Rithemelimit për të rikthyer në normalitet Kuvendin, Top Channel mëson detaje të bisedimeve mes palëve.

Burimet bënë të ditur se në negociata ka hyrë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila ka thirrur në një takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi për të dakordësuar një zgjdhje.

Siç mësohet, PS-ja është e gatshme të votojë pro ngritjes së dy komisioneve hetimore parlamentare, me kushtin që objekti i veprimtarisë së tyre të jetë i dakordësuar.

Në të njëjtën kohë socialistët janë gati të pranojnë edhe ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës Zgjedhore, ku në këtë rast do të largohej Enkelejd Alibeaj dhe në vend të tij do të emërohej, Oerd Bylykbashi.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta