Gratë artizane! Panairi në ditën e 8 Marsit, gratë tregojnë vështirësitë e profesionit

08/03/2024 20:55

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë u themelua 8 vite më parë dhe sot numëron 520 anëtarë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, ku 65% e tyre janë gra.

Në ditën e 8 Marsit kjo Dhomë organizoi një panair me disa prej artizanëve, duke përçuar mesazhin e fortë ‘po të punosh, shpërblehesh edhe në vendin tënd’.

“Jemi të regjistruar në “Listën e Artë” të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Jeni ju që i bëni nder Dhomës së Zejtarisë”, tha Luan Bregasi-Shima Kombëtare e Zejtarisë.

“Është shumë e rëndësishme për të gjithë zejtarët vendas të marrin këtë titull, që certifikon përvojën e tyre. Por edhe nxënësit të marrin formimin e duhur”.

“Shumë zanate të tjera do të jenë vulnerabël, në kohën që ne jetojmë. Por sot këto që ju bashkojnë sot juve do të jenë shumë të qëndrueshme dhe ka rëndësi shumë të madhe që të investohet”, deklaroi Blendi Gonxhe-ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA