VIDEO/ “Po qetësohu more”, Spiropali merr fjalën, deputeti i PD i bie Foltores. Elda Hoti tenton të…

07/03/2024 15:05

Momenti kur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, mori fjalën në Kuvend, tensioni i krijuara nga opozita u përshkallëzua.

Deputeti Petrit Doda iu drejtua me tone të larta Spiropalit, madje në një moment goditi Foltoren. Spiropali i kërkoi të qetësohet, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj i kujtoi se jemi në prag të 8 Marsit dhe mesazhi që po jep, nuk është i duhuri.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Po qetësohu more, qetësohu.

Felaj: Zoti deputet, ti nuk i çirresh dot asnjë gruaje dhe asnjë vajze në këtë ditë

Spiropali: Desha të bëj një urim për të gjithë…

Felaj: Uluni, se është për turpin tuaj kjo që po bëni

Spiropali: Desha të bëj një urim për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, besoj edhe në emrin tuaj. Besoj mësuesit na kanë mësuar që kur flet dikush, nuk ia marrin fjalën të tjerët. Besoj se ka ardhur koha t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në konferencën e kryetarëve, ejani në komisionin e reformës zgjedhore dhe mos e merrni peng këtë ditë, që nuk është jona. Sot, po u jepni fëmijëve shembullin më të shëmtuar. Besoj se jemi shumë afër të gjejmë një zgjidhje për këtë absurditet. Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve dhe gëzuar 8 Marsin të gjitha grave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA