PS kalon ligjet e rendit të ditës/ Felaj ironizon opozitën: Uroj që frymën e komunikimit që keni kur dilni në vizita jashtë, ta keni edhe këtu

07/03/2024 10:47

Rreth 30 minuta zgjati seanca e sotme plenare, ku mazhoranca miratoi disa projektligje, që ishin pjesë e rendit të ditës.

Gjatë gjithë kohës, opozita shkaktoi zhurmë dhe tensione në sallë, ndërsa Gazment Bardhi u shpreh se procesi i votimeve nuk duhej të hapej, pasi nuk plotësohej kuorumi i nevojshëm. Prezencën e votuan 68 deputetë, ndërkohë që duhet të ishin të paktën 71.

Por, nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj, që drejtoi seancën tha se “shumica e thjeshtë e votave nënkupton kuorumin në sallën e Kuvendit, që është i cilësuar këtë herë dhe votimin nga ana jonë”.

Më tej, ajo ironizoi opozitën, kur tha se shpreson që frymën e komunikimit që gjejnë me njëri-tjetrin jashtë parlamentit, deputetët ta gjejnë edhe në sallë.

“Fatkeqësisht kolegët kishin dashur ta zhvillonin ndryshe këtë seancë, por kjo nuk varet  nga ne, varet nga sjellja që ju dëshironi të ndani me Kuvendin e Shqipërisë, edhe me qytetarët. Sidoqoftë, në emër të Kuvendit, vlen urimi për të gjitha gratë dhe vajzat deputete, Gëzuar 8 Marsin. Shpresojmë që atë frymë komunikimi që e gjeni shpesh në aktivitete jashtëparlamentare, ta gjeni edhe në sallën e Kuvendit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA