“Liridona njihte lidhjet e Naimit me politikanë të njohur”, eksperti: Gjatë hetimeve mund të përfshihen edhe persona të fuqishëm

07/03/2024 11:35

Eksperti Bedri Elezi në një lidhje me Skype në “Breaking” ka folur për më të rejat në lidhje me vrasjen e Liridona Ademaj nga bashkëshorti Naim Murseli.

Sipas Elezit Liridona ishte në dijeni të lidhjeve dhe sekreteve që ka pasur Naimi me personalitete të larta dhe kjo mund të jetë një nga motivet e krimit. Sipas tij, gjatë hetimeve mund të përfshihen edhe emrat e shumë personave të fuqishëm.

Bedri Elezi: Prokuroria është mjaft e mbyllur në këtë çështje dhe si duket ka vendosur të jetë jashtë orbitës së komunikimit me qytetarë për këto zhvillime. Ne kemi marrë informacione se hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të asaj se e ndjera mund të kishte poseduar sekrete të cilat do ta rrezikonin apo do i kushtonin me jetë asaj dhe njëkohësisht janë duke u zhvilluar hetime tek marrëdhënia në çift nëse të njëjtit kishin probleme në çift dhe kishin arsye për të shkuar në një vendim për të privuar nga jeta të ndjerën. Naim Murseli kishte njohje të jashtëzakonshme me personalitete të njohur në Kosovë dhe jashtë saj dhe madje kishte marrë pjesë në evenimente të burrave të lartë shtetërorë të vendeve të fuqishme dhe ishte në shoqërim të personaliteteve të ndryshme të fuqishme të Kosovës. Ekziston mundësia që kur të sigurohen prova të tjera për motivet e kësaj vrasje, mund të përfshihen edhe persona që mund të kenë pasur bashkëpunime me të, të cilat kanë të bëjmë me aktivitetet të kundërligjshme me vendet e tjera, të cilët mund të jenë dhe personalitete që kanë ndikim në prokuroi dhe në gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA