Flamujt, topat e golfit, një skulpturë metalike njerëzore dhe 96 çanta me mbetje njerëzore janë ndër sendet e braktisura ose të ‘varrosura’ në sipërfaqen hënore që kur Neil Armstrong bëri një hap gjigant për njerëzimin.
Flamujt, topat e golfit, një skulpturë metalike njerëzore dhe 96 çanta me mbetje njerëzore janë ndër sendet e braktisura ose të ‘varrosura’ në sipërfaqen hënore që kur Neil Armstrong bëri një hap gjigant për njerëzimin.
Tre dekada më parë, Charles Shafer ngriti një teori që nuk ishte dëgjuar më parë, ‘varrosjen’ e njerëzve në hapësirë. Pas kësaj u krijua dhe kompania Celestis, një lloj “shtëpi funerali” me bazë në Hjuston që u ofron klientëve të saj një opsion unik “udhëtimi për herë të fundit”.
“Kjo është një mënyrë e ngjashme si me djegien e trupave pas vdekjes dhe hedhjen e hirit në det”, thotë Schaefer, bashkëthemeluesi dhe CEO i kompanisë.
“Kjo është vetëm për njerëzit që e duan Star Trek, ose që kanë punuar për NASA-n, ose thjesht kanë dëshirë që pas vdekjes të ‘varrosen’ në Hënë ose në hapësirë”, tha ai.
Që nga fluturimi i saj i parë në 1997, kompania ka dërguar mbetjet e djegura të më shumë se 2,000 klientëve në orbitën e Tokës, Hënës dhe, së fundmi, në një hapësirë më të madhe.
Një fluturim hënor ose në hapësirë kushton rreth 13,000 dollarë. Fluturimet në skajet e hapësirës ose në orbitën e Tokës mund të kushtojnë diku nga 3,000 deri në 5,000 dollarë. Fluturimet orbitale vijnë me gjurmim nëpërmjet një aplikacioni smartphone, në mënyrë që familjarët e personave që kanë ndërruar jetë, të dinë momentin kur i dashuri i tyre është ‘varrosur’ në hapësirë.
Marrja e mbetjeve njerëzore në hënë është e ligjshme sipas rregullave ekzistuese, por ndërsa kompanitë që ofrojnë këtë shërbim në disa vende të botës po shtohen, disa ekspertë thonë se kuadri legjislativ dhe agjencitë rregullatore që i mbikëqyrin, duhet gjithashtu të përshtaten, duke pasur parasysh rolin e Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës në ekonominë tregtare të hapësirës.
Klientët e Celestis përfshijnë krijuesin e ndjerë të “Star Trek”, Gene Roddenberry dhe gruan e tij, autoren e trillimeve shkencore Arthur Clarke, si dhe shumë astronautë dhe inxhinierë, si dhe artistë.
Para vdekjes së saj në vitin 2013, artistja amerikane Louise Kays i tha familjes së saj se donte të varrosej në hapësirë.
“Ishte një komunikim i thellë dhe një surprizë e madhe, edhe pse ajo kishte vëzhguar yjet që nga zbarkimi i parë në Hënë”, thotë bashkëshorti i saj, Morton. Së bashku me vajzën e tyre Melissa, ata u regjistruan për fluturimin e parë të Celestis në hapësirë, të quajtur Enterprise pas anijes Star Trek.
Ai fluturim u zhvillua këtë vit më 8 janar me një raketë të United Launch Alliance të quajtur Vulcan Centaur, dhe përfshinte hirin dhe ADN-në nga më shumë se 200 njerëz. Pas lëshimit, një pjesë e raketës me një enë brenda, që mbante kapsula individuale të mbetjeve dhe ADN, u hodh në orbitë rreth diellit.
“Ky udhëtim ia plotësoi vërtet dëshirën”, thotë vajza e saj.
Top Channel