Biden, fjalimi përpara kombit: Kërkon t’u fitojë zemrat për një mandat të dytë!

07/03/2024 12:56

Joe Biden përgatitet të mbajë fjalimin mbi gjendjen e kombit, i cili sipas ekspertëve do të trajtohet si një mundësi për të që të nxjerrë në pah sukseset e presidencës së tij dhe të përcaktojë rrugën përpara teksa në presidencialet e nëntorit, synon t`i kërkojë amerikanëve votën për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo vjen në një moment kyç për demokratin e përballur me kritika të ashpra si nga brenda partisë së tij ashtu edhe nga opozita republikane. Presidenti pritet të përballet me paraardhësin e tij republikan Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Sondazhet e fundit tregojnë se dyshja janë në një luftë kokë më kokë për Shtëpinë e Bardhë. Në këtë sfond, fjalimi vjetor drejtuar vendit do t’i lejojë Bidenit t’i paraqesë popullit amerikan argumentet e veta se përse duhet të mbetet në detyrë, e për këtë arsye, pritet që ta kthejë të ardhmen e demokracisë në një temë qendrore.

Biden ka paralajmëruar vazhdimisht se Trump dhe mbështetësit e tij janë një kërcënim për SHBA-në, duke iu referuar përpjekjeve të tyre për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020. Sipas analistit Kyle Kondik nga Qendra për Politikë në Universitetin e Virxhinias, “fjalimi mbi gjendjen e vendit është ngjarje shumë e rëndësishme.” “Ai ndiqet më shumë nga ata që e mbështesin Presidentin sesa nga kundërshtarët e tij, por amerikanët e të gjitha pikëpamjeve e ndjekin fjalimin apo pasqyrimin e tij në media, prandaj Biden do të përpiqet me këtë fjalim t’u përgjigjet shqetësimeve rreth moshës së tij,” thotë ai.

Tevi Troy nga Qendra për Politikë bashkëpartiake ndërkohë mendon se në këtë rast, njerëzit më shumë do të shohin sesa do të dëgjojnë, si do të duket Biden dhe ao do të jetë në gjendje të ngjitet në skenë dhe të ecë pa vështirësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA