Pesë shtetas italianë janë dënuar me burg, pasi akuzohen se kanë dhunuar brutalisht një 38- vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Milano, ku 5 persona kanë dhunuar në një rrugicë shqiptarin. Si pasojë e dhunës shqiptari përfundoi në koma dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kriurgjikale.
Shkaqet e këtij konflikti sipas mediave italiane, kishin nisur më herët se ngjarja të ndodhte, për arsye banale mes shqiptarit dhe njërit prej italianëve.
Pasi u konfliktuan me fjalë, shqiptari u rikthye me një armë në dorë, por nuk u përball vetëm me personin që kishte konflikt, por dhe me 4 miqtë e tij. Pas agravimit të sherrit, situata përfundoi në dhunë të rëndë fizike.
Top Channel